AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 21:49

A e solli gruaja juaj, Argita, Lulzim Bashën në PD? Si përgjigjet Jamarbër Malltezi

A e solli gruaja juaj, Argita, Lulzim Bashën në PD? Si përgjigjet


Jamarbër Malltezi, ka qenë në një lidhje direkte në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për lëvizjen e  Sali Berishës në PD, e cila nisi sot në Tiranë, në një bashkëbisedim me anëtarët e PD.

Malltezi u pyet nëse ishte Argita Berisha ajo që e solli Bashën në PD. Ai u përgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Gruaja juaj ka ndihmuar të vijë Basha në PD, apo jo?

Jamarbër Malltezi: Kjo nuk është e vërtetë. Ne e kemi njohur Bashën, siç kemi njohur me dhjetëra kolegë. Shumica ishin demokratë, kishin ikur nga qeverisja e Fatos Nanos, punonin me dinjitetin e tyre. Natyrisht brenda një strukturë që u ngrit në 2005, Basha pati një rol që ai eci me meritë.

Ylli Rakipi: Kur merr dritë nga Sali Berisha, duket sikur e ke dritën tënde.

Arjan Curri: A do t'i njihni meritë Bashës nëse në betejën e tij kundër Berishës, do të ketë fitore?

Jamarbër Malltezi: Në rast se zoti Basha do të respektojë statutin dhe anëtarësinë, patjetër. Ajo që nisi Berisha sot, ishte shumë inspiruese. Kemi edhe votues të së majtës, që thonë se kishin harruar mediumin politik. Cfarë po kërkohet? Të kthehemi tek anëtarësia.

Ylli Rakipi: A do ti bashkoheni Berishës dhe si do të shkojë procesi?

Jamarbër Malltezi: Është process inspirues, do t'i bashkohem. Hap mediumin politik. Ato gjëra që anëtarët i thoshin nën zë, ka ardhur momenti ti flasim hapur.

/TPZ.al/