AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 20:07

Katër deputetë të PD-së braktisin Lulzim Bashën, rreshtohen në krah të Sali Berishës

Katër deputetë të PD-së braktisin Lulzim Bashën,

Katër deputetë të grupit aktual të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Sali Berisha, kundër vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e largoi atë nga grupi i PD.

Në takimin e sotëm të organizuar në ‘Rogner’ mes shumë përkrahësve demokratë, ra në sy prania e deputetëve, Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Isuf Çela.

Ndërsa mes ish-figurave të selisë blu, ka rënë në sy ish-presidenti Bujar Nishani, ish-sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, ish deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi, si dhe Arbjola Halimi etj.

Berisha gjatë fjalës së tij, ka kërkuar ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë Bashës në PD.

Ne jemi mbledhur së pari për të kërkuar një ndjesë publike. Këto ditë kam takime me demokratë nga mëngjesi deri në darkë. Të gjithë më kanë thënë hapur se atë nuk e kemi dashur, por e kemi mbështetur sepse e mbështet Doktori. Ua them me sinqeritet absolut se me këtë përmasa nuk e njihja atë. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi deri në darkë vetëm për interesa të PD dhe të shoqërisë. Në tetë vite, ju garantoj se në tetë vite janë me gishtat e dorës njerëzit që kam promovuar apo lançuar në PD. Por ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kanë punuar me mua, por unë asnjëherë nuk i thashë. Çdo anëtar i PD-së duhet ta dijë se kam qenë përpara tij vetëm avokat i tyre. Nuk jam pajtuar asnjëherë, por si njeri i betuar që nuk do kthehem, isha betuar se njëri po mbetej, unë do isha i dyti. Unë nuk kisha projekt.

Për interes të karriges së tij, ai ka deklaruar te të huajt dhe shqiptarët se ‘unë nuk i marr vendimet, por i merr Berisha’,” tha Berisha.

[gallery columns="1" link="none" ids="568192,568193,568195,568194,568196,568197,568198,568199,568200,568202,568154,568156,568155"]