TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të shtunë në Itali, duke sjellë për pasojë të paktën 7 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Macerata ku sipas të dhënave të para të mediave italiane, të shtënat janë dëgjuar në pjesë të ndryshme të qytetit, duke sjellë panik mes banorëve.
Të shtënat me armë mësohet se kanë ardhur nga një automjet “Alfa Romeo”, brenda së cilës dyshohet se ishin dy persona, ende në arrati.
Si pasojë e të shtënave, 7 persona kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre në gjendje të rëndë.
Situata raportohet të jetë kaotike, me kryebashkiakun e Macerata-s, Romano Carancini që iu ka bërë thirrje qytetarëve të rrinë mbyllur në shtëpi.
“Për arsye sigurie, të gjithë nxënësit do të qëndrojnë në shkollë dhe të ndalojnë autobusët e transportit publik”, shkruan Bashkia në Facebook.
Hetuesit po ekzaminojnë imazhet e kamerave të zonave të prekura nga të shtënat për të kuptuar dinamikën dhe motivin e aktit kriminal.