BOTA, 31 Janar 2018, 14:08

Lista me 50 të dyshuarit e ISIS që i ka futur frikën Evropës

Lista me 50 të dyshuarit e ISIS që i ka futur frikën Evropës

Interpol ka në dorë një listë me emrat e 50 personave të dyshuar si luftëtarë të ISIS, të cilët besohet se janë nisur së fundmi drejt Italisë me anije dhe mund të përpiqen të arrijnë vendet e tjera evropiane.

Lista, e cila është siguruar nga “Guardian“, është hartuar nga sekretariati i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare të policisë.

Ai u dërgua më 29 nëntor në Ministrinë e Brendshme të Italisë, e cila më pas e shpërndau atë në agjencitë kombëtare kundër terrorizmit në të gjithë Evropën.

Të dyshuarit në listë janë të gjithë shtetas tunizianë, disa prej të cilëve janë identifikuar nga zyrtarët kur kanë shkuar në Itali. Dokumenti tregon emrat, mbiemrat dhe datat e lindjeve.

Rreth 5,500 tunizianë besohej se kishin udhëtuar në territoret e ISIS në Siri dhe Irak për të luftuar për grupin terrorist, sipas vlerësimeve të OKB-së – më shumë se çdo vend tjetër. Tani, pas rënies së “kalifatit” të saj, qeveritë kanë shprehur shqetësimin se ish luftëtarët mund të përpiqen të ngrenë sulmet në Evropë.