BOTA, 25 Janar 2018, 09:23

FOTO/Aksident i rëndë në Itali, treni del nga shinat, 2 të vdekur dhe 100 të plagosur

Një akseident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Milanos mëngjesin e sotëm, ku treni ka dalë nga shinat dhe si pasojë kanë mbetur 2 të vdekur dhe 100 të plagosur. Mësohet se treni doli nga shina para se të mbërrinte në stacionin Lambrate.

Treni, i cili ishte plot me udhëtarë, doli nga shinat dhe u përplas midis Trevilos dhe Pioltellos në periferi të qytetit italian rreth orës 7 të mëngjesit.

Të paktën pesë të plagosur thuhet se janë në gjendje të rëndë dhe disa pasagjerë besohet të jenë të bllokuar në rrënoja.

Rai News24 dhe SkyTG24 raportuan se bëhet fjalë për një aksident të rëndë ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur. Shërbimet emergjente janë në vendngjarje dhe shkaku i aksidentit  mbetet i panjohur. Ndërsa ende nuk dihet nëse në tren udhëtonin shqiptarë./TPZ.AL

 

333447.jpg

333448.jpg

333446.jpg