BOTA, 26 Janar 2018, 10:11

Sugjerimi Trump për pajisjen me dokumente të emigrantëve në SHBA, ja çfarë kërkon...

Sugjerimi Trump për pajisjen me dokumente të emigrantëve në

Shtëpia e Bardhë ka përshkruar një plan të emigracionit për 1.8 milionë njerëz që të bëhen qytetarë të Shteteve të Bashkuara në këmbim të financimit për një mur të diskutueshëm kufitar me Meksikën.

Shtëpia e Bardhë e prezantoi planin si lehtësim të madh që ka për qëllim të tërheqë shumë vota për demokratët.

Kuadri u sugjerua nga një ndihmës i lartë i Trump, përpara negociatave legjislative me demokratët.

Plani i Trump, për të cilin Shtëpia e Bardhë shpreson se së pari do të votohet në Senat në fillim të shkurtit, ka për qëllim themelimin e fondit prej 25 miliardë dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën dhe financimin për mbrojtje më të mirë të kufirit me Kanadanë.

Kontestimi i programit DACA, që duhet të skadojë në mars, është pjesë e konfliktit të rreptë ndërmjet republikanëve e demokratëve në Senat gjatë ditëve të fundit./TPZ.AL