BOTA, 31 Janar 2018, 08:55

Ulja e taksave, gjigandi i naftës njofton rritjen me 50 miliardë të investimeve në SHBA

Ulja e taksave, gjigandi i naftës njofton rritjen me 50 miliardë

Gjigandi i naftës Exxon Mobil njoftoi se do të investojë një shtesë prej 50 miliardë dollarësh në ekonominë amerikane, duke përmendur reformën e taksave të miratuara së fundmi nga republikanwt.

Në një postim në blog, CEO i Exxon, Darren Woods,  përmendi reformën e taksave, si dhe "politikat e shëndosha të taksave dhe rregullatorëve", si dhe një "klimë biznesi pro-rritje" si faktorë kryesorë të investimit.

"Këto investime janë të mbështetura nga kompania dhe të përmirësuara nga reforma historike e taksave të nënshkruar kohët e fundit në ligj", tha Woods, duke shtuar se "këto zhvillime pozitive do të nënkuptojnë më shumë vende pune dhe zgjerim ekonomik në të gjithë Shtetet e Bashkuara në një mori industrish".

"Këto janë investime cilësore për aksionarët tanë që janë bërë edhe më të mirë nga reforma e taksave," vijoi Woods.

Si rrjedhojë e investimeve, pritet hapja e mbi 12 mijë vendeve të reja të punës.

Si rezultat i paketës historike të reformës tatimore të vitit të kaluar, kompanitë kanë parë uljen e normës së tatimit në korporata nga 35 në 21 përqind.

Dhjetra kompani, duke përfshirë Apple, Comcast dhe J.P Morgan kanë deklaruar investime shtesë në ekonominë e SHBA, ndërsa mbi 100 kompani kanë ofruar bonus për punonjësit e tyre ose rritje të pagave.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, reformat do të ndihmojnë në përshpejtimin e rritjes së SHBA-së dhe të ekonomisë globale në 3.9 për qind gjatë vitit 2018.