BOTA, 28 Janar 2018, 14:01

Grabitën shtëpinë e Fernandezit, pesë shqiptarë në pranga

Grabitën shtëpinë e Fernandezit, pesë shqiptarë në

Pesë shtetas shqiptarë në Spanjë kanë rënë në durat e policisë pasi dyshohen se bëjnë pjesë në një grup kriminal që merret me grabitje të ndryshme.

Ata janë të moshës nga 21 deri në 47 vjeç, janë prangosur pasi grabitnin vilat kur në to nuk kishte banorë, ndër to edhe ajo e futbollistit të Atletico-s.

Kohë më parë mediat kishin raportuar se shtëpia e kapitenit të Atletico Madrid, Gabi fernandez, ishte grabitur nga disa persona të paidentifikuar të cilët kishin marrë një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.

Identiteti i personave nuk bëhet i ditur, por ata janë vënë në pranga pak para se të vinin në zbatim planin për t’u kthyer në Shqipëri./TPZ.AL