BOTA, 2 Shkurt 2018, 14:05

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë, humbin jetën pesë persona

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë, humbin jetën

Dy helikopterë të ushtrisë janë përplasur në Francën jugore, duke vrarë të paktën pesë persona.

Autoritetet bëjnë të ditur se përplasja ndodhi në liqenin Carcès, në veri të Saint Tropez.

Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, duke kërkuar një person të gjashtë që ishte në bordin e një helikopteri.

Nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar rrëzimin.

Të dy helikopterët Gazelle i përkisnin një shkolle ushtarake të quajtur Ealat që trajnon pilotë për ushtrinë dhe shërbime të tjera ushtarake.