TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Në momentin e aplikimit për tjetërsimin e pronave, pagesat dhe procedurat janë kryer nga Ardenis Haxhi me detyrë specialist në bashkinë e Lezhës, i cili ka kryer veprimet për llogari të përfituesve. Është falsifikuar gjithashtu edhe vula dhe firma e ish kreut të komunës Shëngjin Salvador Kaçaj. Shitblerja është bërë me një shpejtësi shumë të madhe. Kjo tokë është ne sekuestro dhe një nga emrat që rezulton si pronar që e ka blerë është një biznesmen”- tha Lala.
Ndërkohë Lala komentoi edhe lirimin e kreut të bashkisë së Lezhës dhe zyrtarëve të tjerë, pasi ndaj tyre Gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’. Gazetarja tha se prokuroria vërtet nga viti 2017 ka hetuar për këtë dosje, por ka ngritur dy akuza për këta persona, shpërdorim detyre dhe falsifikim, ndërsa s’ka ngritur akuzën e bashkëpunimit.
“Prokuroria, e ndikuar politikisht, apo për shkak të ndërhyrjeve, presioneve, apo edhe te paaftësisë, këtë s’di ta them, i ka lënë këto akuza dhe ka lënë hapësira ligjore duke i lënë mundësi gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe ti dërgojë në arrest shtëpie. Kjo tregon se e gjithë kjo rrëmujë, që do duhet të kishim akuzë për korrupsion, prokuroria s’e ka bërë, është mjaftuar duke hartuar disa akuza dhe duke lënë hapësira ligjore, për ta katandisur këtë dosje në pafajësi…”- tha Lala