AKTUALITET, 19 Mars 2018, 18:47

Bujar Kapexhiu : Teatri të mos prishet, të rikonstruktohet si Banka e Shqipërisë

Bujar Kapexhiu : Teatri të mos prishet, të rikonstruktohet si Banka e

Pas prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar, kryeministri Rama theksoi se do të vijohet puna që projekti të realizohet brenda viti të ardhshëm me Partneritet Publik Privat.

“Do të shembet sepse ai nuk bën as për teatër komune dhe jo për një teatër kombëtar”, ka thënë kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë.

Por artistët nuk ndryshojnë qëndrim dhe këtë të hënë janë shprehur sërish kundër. Në një takim për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, aktori i madh Robert Ndrenika e ka thënë sërish se është kundër ndërtimit të teatrit nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat.

Bujar Kapexhiu: “Pse nuk u shemb Banka, por u shtua dhe sot është shumë bukur, ka shembuj në botë, godinat e vjetra nuk shemben janë vlera historike, teatri duhet të rikonstruktohet, të ruhet fasada por jo të prishet. Godina e re që do ndërtohet të ruaj një stil, dhe në godinën e re të ndërtohen mjediset që i mungojnë, jo këto që janë.

“Mua nuk ma heq njeri nga mendja, se edhe Maqedonia u bën teatër shqiptarëve. Pra nuk jam fare dakord për formulën PPP. Më paraqiti zoti Kapexhiu një variant, më pëlqeu. Ka disa variante. Le të bëjnë ato 6-7 kulla që duan të bëjnë. Ne le të na japin sheshin përpara të vëllezërit Frashëri. Pra ka variante. Unë jam kundër variantit PPP sepse në të gjitha këndvështrimet ky variant është për të përfituar privati, dhe jo teatri”, deklaroi aktori i madh, Robert Ndrenika.