AKTUALITET, 19 Mars 2018, 21:39

Deklarata e fortë e gazetares: Si ndikoi prokuroria që të arrestuarit në Lezhë të liroheshin nga gjykata

Deklarata e fortë e gazetares: Si ndikoi prokuroria që të

Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar sot nga emisioni “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, përse të gjithë të arrestuarit në Lezhë, për abuzim me pronat në bregdet u liruan dhe përfunduan në arrest shtëpie.

Sipas saj, “prokuroria vërtet nga 2017 ka hetuar për këtë dosje, por ka ngritur dy akuza për këta persona, shpërdorim detyre dhe falsifikim, në një kohë që s’ka ngritur akuzën e bashkëpunimit.

Prokuroria, e ndikuar politikisht, apo për shkak të ndërhyrjeve, presioneve, apo edhe te paaftesise, këtë s’di ta them, i ka lënë këto akuza dhe ka lene hapesira ligjore duke i lënë mundësi gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe ti dërgojë në arrest shtëpie. Kjo tregon se e gjithë kjo rrëmujë, që do duhet të kishim akuzë për korrupsion, prokuroria s’e ka bërë, është mjaftuar duke hartuar disa akuza dhe duke lene hapesira ligjore, për ta katandisur këtë dosje në pafajësi…”