AKTUALITET, 19 Mars 2018, 21:39

Kryemadhi: Reforma në drejtësi ka probleme, na detyroi Ilir Meta ta votonim

Kryemadhi: Reforma në drejtësi ka probleme, na detyroi Ilir Meta ta

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka deklaruar në emisionin "Real Story", se ajo dhe LSI e kanë votuar reformën në drejtësi, sepse kështu ka urdhëruar Ilir Meta, edhe pse ajo nuk ka qenë e bindur për këtë reformë. Kryemadhi u shpreh se reforma ka probleme serioze dhe se aktualisht nuk po funksionon.

"Reforma në drejtësi ka probleme shumë të mëdha, është në ngërç dhe nuk zbatohet. Na ka detyruar Ilir Meta të votojmë reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk do të bëjë parajsën. Ilir Meta është "open minded", hoqi dorë dhe ja la momentit."

/TPZ.AL/