TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fjalës së mbajtur sot në Akademinë e Shkencave Edi Rama e vuri theksin edhe te reforma që sipas tij bashkon universitetet me këtë institucion.
Kreu i qeverisë u ndal edhe te shpërndarja e titujve akademik, duke thumbuar kreun e shtetit Ilir Meta, teksa u shpreh se emrin “Skënderbeu” apo “Nënë Tereza” e merrte edhe një usta i tallavasë.
“Nënshkrimi i marrëveshjes me universitetet e përfshirja e tyre në certifikimin e kandidaturave që konkurrojnë për titull akademik, si dhe në projektet e nismat kryesore të dekanateve, garanton edhe të paktën fillimin e ndarjes nga një kohë, e cila fatkeqësisht vazhdon, kur titujt akademik shpërndaheshin si ato dekoratat presidenciale dhe prej shumë vitesh me emrin e Skëndërbeut, Naim Frashërit apo Nënë Terezës, në një kohë kur, aq sa mund të ndjehesh krenar që për arsye legjitime të marrësh një prej tyre, aq edhe ndjehesh i poshtëruar, kur të nesërmen e sheh që të njëjtën gjë e merr një usta i tallavasë”, tha Rama.