AKTUALITET, 28 Maj 2021, 14:02

Lirohet nga qelia Ramazan Rraja

Lirohet nga qelia Ramazan Rraja


Ramazan Rraja,  nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja është liruar nga qelia me vendim të gjykatës belge një ditë më parë. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha në ABC.

“Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel.

Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanez është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.