AKTUALITET, 28 Maj 2021, 10:50

Kërkoi lirimin nga burgu pas problemeve shëndetësore/ Ja vendimi i GJKKO për mjekun Shkëlqim Korbi

Kërkoi lirimin nga burgu pas problemeve shëndetësore/ Ja vendimi


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka ndryshuar masën e sigurisë për mjekun Shkëlqim Korbi, duke e lënë këtë të fundit në “arrest shtëpie”.

Doktori kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të problemeve shëndetësore.

Sjellim në vëmendje që Korbi përfundoi në pranga pas dyshimeve për një skemë korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku ishte e përfshirë gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Gjatë arrestimit të tij, SPAK do të bënte me dije se Korbi ka qenë ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, dyshohej për “Ekspertim të rremë”.

Sipas dosjes së SPAK mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.