AKTUALITET, 28 Maj 2021, 13:49

Raporti përfundimtar mbi hetimet për Metën/ Presidenca: Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul. Kreu i shtetit do vijojë detyrën deri më…

Raporti përfundimtar mbi hetimet për Metën/ Presidenca:


Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet sociale, pasi sot në komisionin hetimor të ngritur për kreun e shtetit u prezantua raporti përfundimtar i cili do t’i dorëzohet Kuvendit brenda 7 ditësh.

Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj”, shkruan zëdhënësi i kreut të shtetit në postimin e tij në Facebook.

Sipas Blushit, “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”.