SPORT, 31 Gusht 2020, 16:26

Tirana mbush “xhepat” edhe pa luajtur, ja shifra që përfitojnë bardheblutë nga UEFA

Tirana mbush “xhepat” edhe pa luajtur, ja shifra që


Tirana është vetëm 90 minuta larg mbërritjes në histori për të prekur grupet e Europa League. Deri më tani nga skuadrat shqiptare vetëm Skënderbeu ja ka dalë të prezantohet në arenën e vogël. Ndonëse bardheblutë janë në hapat e korçarëve, e rëndësishmë është që arka e bardhebluve po mbushet nga UEFA.

Edhe pse nuk luajtën në turin e tretë, Tiranës i mbërrijnë 280 mijë euro dhe 300 mijë euro të tjera që do t’i shtohen në rast humbje në Play-Off. Pra në rastin më të keq, bardheblutë do të dalin me 600 mijë euro të tjera nga Europa. Por nëse skuadra e Emmanuel Egbo-s ja del të fitojë atëherë do të flisnim për miliona euro në arkën e Tiranës