TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kukësi, Teuta dhe Laçi arritën në të njëjtën ditë (27 gusht) rezultate historike sa u përket klubeve shqiptare në kompeticionet e UEFA-s, teksa u kualifikuan për në turin e dytë të Ligës së Europës.
Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë që tri klube që marrin pjesë në këtë kompeticion nga Superiorja të kalonin njëkohësisht turin. Suksesi pas këtij kualifikimi u jep tri ekipeve tona një bonus prej 500 mijë eurosh nga UEFA, pikërisht 240 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e parë dhe 260 mijë euro për turin e dytë.
Tashmë Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë shansin të shtojnë të ardhurat nëse kalojnë edhe turin e dytë, pasi UEFA parashikon edhe 280 mijë euro bonus për pjesëmarrjen në turin e tretë. Në këto kushte përfitimi do të shkonte 780 mijë euro.