SPORT, 30 Gusht 2020, 23:21

Arrihet marrëveshja, Milani siguron “Pirlon e ri”, ja detajet

Arrihet marrëveshja, Milani siguron “Pirlon e ri”, ja detajet

Milani mbyll marrëveshjen për Tonalin. Kuqezinjtë gjetën gjuhën e përbashkët me Brescian, duke nxjerrë jashtë garës për futbollistin Interin. Mesfushori i datëlindjes 2000 do t’i bashkohet “Djallit” me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej rreth 30 milionë eurosh plus bonuset. Në orët në vazhdim pritet shkëmbimi i dokumenteve midis klubeve dhe nënshkrimi i kontratës nga lojtari.

Një ditë pas festimit të kthimit të Zlatan Ibrahimovicit, Milani bën një goditje të rëndësishme për perspektivën. Një nga talentet më të lakmuar në futbollin italian do të veshë fanellën kuqezi. Vullneti i lojtarit ishte vendimtar në arritjen e marrëveshjes.

Tonali do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon dhe Milani do të derdhë 10 milionë në xhepat e Cellinos për huazimin, plus 20 të tjera për berjen përfundimtare të kartonit të tij, të cilave mund t’u shtohen bonuse të mëtejshme bazuar në objektivat e arritur.