SPORT, 31 Gusht 2020, 15:02

“Kam vite që pres ftesën”, Qazim Laçi: Do ishte krenari të luaj me Kombëtaren A

“Kam vite që pres ftesën”, Qazim Laçi: Do ishte

Mesfushori Qazim Laçi, u grumbulluar për herë të parë në Kombëtaren A, teksa do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për 2 sfidat ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë. Në konferencën për shtyp, futbollisti që aktivizohet në Francë me Ajaçion, u shpreh:

“Ka konkurencë të madhe si për mua dhe për të gjithë lojtarët në Kombëtare. Niveli është rritur, pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Europë. Luftohet për një vend. E njoh ekipin, e kam parë këto kohë. Me disa kam luajtur me Shpresat dhe e di si është konkurrenca.

Debutimi – Do ishte krenari të luaj me Shqipërinë. Kam vite që e pres. Do ishte ndjenjë e mirë për mua. Kam luajtur me moshat dhe do ishte akoma më mirë të luaja me ekipin A.

Shembulli – Kombëtarja të ndihmon shumë. E thashë që do të jetë krenari që të jem pjesë e këtij ekipi edhe në vijim. Kanë qenë shumë lojtarë ne mesfushë. Për mua ka rëndësi që ekipi të fitojë.

Sezoni në Francë- Nuk ishte diçka e mirë për ne, mund të ngjiteshim në Ligue 1. Federata franceze e anuloi kampionatin dhe nuk u ngjitëm në fund. Kishim shanse të ngjiteshim.

Objektivi im është të luaj në elitë. Çdo lojtar punon për të arritur sa më lartë. Nuk shikoj ekipin. Shikoj veten time, për të arritur sa më lartë”, u shprej Laçi.