AKTUALITET, 28 Prill 2018, 14:50

Sa m2 leje ndërtimi keni dhënë, sa pemë keni mbjellë?" 28 pyetjet e PS për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë...

Një vit nga zgjedhjet lokale të 2019, PS ka ndezur motorët për zgjedhjet duke filluar nga kandidatët me të cilët do të prezantohet.

Një pjesë e kryebashkiakëve pritet që të rikandidojnë, por më parë duhet ti përgjigjen një formulari nga qendra që analizon punën në drejtimin e tyre. Mes 28 pyetjeve, nga taksat, tatimet, vendet e reja të punës dhe investimet është edhe një për numrin e pemëve që kanë mbjellë bashkitë për vitin 2016-17.

PS ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e performancës së kryetarëve të saj në bashki. Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Në nisje të Asamblesë së PS, u bë e ditur se pyetësorëve ju janë përgjigjur vetëm 26 kryetarë, ndërsa 7 jo. Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.

Shqiptarja.com