TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në konferencën e dytë për media brenda pak orëve Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se një sipërmarrës, Erion Mane kishte denoncuar pranë tij se ishte gjobitur pas një postimi që kishte bërë në Facebook dhe një takimi në Presidencë.
Ilir Meta tha se kjo është skandaloze dhe se zanafilla e kësaj janë patronazhistët e PS-së që përndjekin qytetarët. Kreu i shtetit akuzoi edhe drejtorin e Transportit Rrugor Blendi Gonxhe.
“Të dashur sipërmarrës kudo që jeni, fillojmë këtë konferencë shtypi, dhe sikur ua kam thënë cdo 3-4 orë të kemi zhvillime interesante për patronazhanistët.
Ditën e shtunë marr një mesazh nga një qytetar, ai më thotë, jam Erion Manja nga “Matis Travel”, kam diçka shumë serioze për patronazhistët, sa më për të qeshur dhe qarë, kam disa kohë që biznesi im gjobitet dhe sot zbulova edhe arsyen e vërtetë. I them a ta publikoj me lejen tuaj, pasi nuk e dija nëse është e vërtetë apo provokim.
Më thotë dua të përballem në emision nuk më tremb asgjë. Më thotë jam Erion Mane, nuk kam frikë nga asgjë. Të gjobitesh në 2021 pse ke nxjerrë foton politikanie dhe një shprehje të saj. I them të ka shkruar Gonxhe.
Më thotë është një bisedë mes meje dhe Gonxhes, pasi është drejtori ku varet biznesi im” e prezantoi kreu i shtetit dhe më pas përpara se t'i jepte fjalën vetë denoncuesit, kishte një mesazh për Edi Ramën. “Që tani ti (Erion Mane) je në besën time dhe cdo gjë të ndodhë ty e kam personale me Bablokun” tha Meta.