AKTUALITET, 19 Prill 2021, 17:03

Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, Ambasadorja Kim takon Kreun e Policisë së Shtetit

Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, Ambasadorja Kim takon Kreun e

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Takimin znj. Kim e ka bërë të ditur përmes një postimi në twitter, ndërsa shkruan se me kreun e Policisë bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

“Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.” – shkruan Ambasadorja Kim.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1384157277284814866?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1384157277284814866%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpergatitjet-per-zgjedhjet-e-25-prillit-ambasadorja-kim-takon-kreun-e-policise-se-shtetit%2F