AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 10:43

Thyerja e memorialit turk, Policia jep deklaratën zyrtare: Një person kreu aktin

Thyerja e memorialit turk, Policia jep deklaratën zyrtare: Një person



Në orët e para të mëngjesit të sotëm është thyer memoriali turk që u ngrit në nderim të 3-vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tek Parku i Liqenit në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, një person ende i paidentifikuar, theu me levë rreth orës 06:00 të mëngjesit, memorialin turk që prej më shumë se një muaji qëndronte në një zonë mjaft të frekuentuar të Tiranës.

Për këtë ngjarje Policia ka njoftuar se një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali. Sipas saj grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, tek parku i Liqenit të Thatë, një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali.

Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.