TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Turisti nga Polonia, Wojtek Markiewicz është në rrezik”, kështu shprehen banorët e zonës që e gjetën atë mes pyjeve, pasi ra nga një lartësi.
Banorë të zonës që i erdhën në ndihmë shprehen se rruga për të zbritur është e vështirë dhe ambulanca nuk shkon dot ta marr. Po ashtu ata tregojnë se edhe nëse e çojnë deri në Theth, sërish polaku nuk do marrë mjekim pasi nuk ka mjek.
Ndërkohë po punohet që t’i jepet ndihma e parë, pasi Wojtek Markiewicz është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Turisti polak u rrëzua sot pasdite nga një majë mali në Theth teksa ishte duke eksploruar zonën. Për disa orë ai ishte në kërkim dhe vetëm në mbrëmje u gjet. Wojtek Markiewicz ka thyer këmbën dhe ka shumë gjakderdhje, pasi nuk ka marrë as mjekim. Zona ku ka rënë turisiti është shumë e thepisur dhe është i vështirë transporti i tij për në fshat.