AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 09:12

Aksident në Finiq, përplasen dy makina, plagosen 5 persona

Aksident në Finiq, përplasen dy makina, plagosen 5 persona



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Finiq ku janë plagosur 5 persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në  orën 04-52 të mëngjesit të sotëm pasi janë përplasur dy mjete në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:25, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq janë përplasur dy automjete të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë (në total 5 shtetas), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.