TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa orëve të paradites së të enjtes, zjarri në Delvinë ishte vënë në kontroll, pasdite flakët janë përhapur më shumë për shkak të erës. Sipas informacionit më të fundit nga Shtabi i Emergjencave, në fshatin Finiq dhe në Kardhiq zjarri është pranë shtëpive.
Dy prej tyre, të pabanuara, janë djegur, ndërsa rrezikohen rreth 500 krerë bageti. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë, ndaj kërkohet ndihmë nga ajri. Në këtë zonë ka tri ditë që zjarri nuk shuhet, duke sjellë shkrumbimin e disa hektarëve pyje.