AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 16:43

‘Thonë se u urdhërua që shkoi tek noterja’, ish-deputeti i PD: Si mundet të bëhet qesharake një anëtare e Gjykatës Kushtetuese?!

‘Thonë se u urdhërua që shkoi tek noterja’,

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një notereje, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi që ajo të ishte pjesë e ceremonisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ demokrati thekson se Vorpsi shkoi tek noterja pa marrë me vete as Kushtetutën, ndërsa shton se si mund të pranojë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese që të vihet në pozita të tilla.

REAGIMI I SHEHUT

Gjykata Kushtetuese e çdo vendi demokratik në botë është institucioni i përbërë nga specialistët më të aftë, më solid, të pa tjetërsueshëm, koshient të pozicionit të tyre e rëndësisë së madhe të tij për vendin.

Dhe sot një juriste, që mbas shume seleksionimesh e vetingjesh u sapo votua për atë institucion madhor nga ai “Kuvend” antikushtetues e 122-sh me 42 pupacë, shkon me vrap të “betohet” tek noteri i saj, pa marrë as Kushtetutën me vete…, kishte vetëm 26000 lekë!

Dikush thotë që e urdhëruan…unë pyes, një person që zbaton urdhra të tilla duke e vënë veten e tij në pozita kaq qesharake a mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese?!

Dikush tjetër lexoj që shkruan se e bëri nga pa dija…pyes përsëri, a mund të jetë kaq i pa ditur një Gjykatës Kushtetues?!

Ka dhe shume mendime të tjera rreth e rrotull…të gjitha të pa pajtueshme me atë institucion thelbësor.

Mbas mbi dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pritje të ankthshme për atë, me të drejtë lind pyetja e dyshimi i madh: ky do të jetë niveli e modeli i asaj që po vjen si pasojë e kësaj Reforme?