AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 14:40

Kujtimet e Thomas Strakoshës: Në tribunë kur mundëm Greqinë, Brigel nuk e linte babain të tërhiqej

Kujtimet e Thomas Strakoshës: Në tribunë kur mundëm

Intervista e gjatë e Thomas Strakoshës e publikuar sot në “Corriere Dello Sport” nuk është ndalur vetëm te paraqitjet e tij në futbollin italian, por edhe eksperiencën e tij me Shqipërinë. Portieri shqiptar ka folur rreth emocioneve që do të ndjejë kur do të zbresë në fushë të dielën përballë Francës në një stadium të ri dhe shumë modern.

“Na presin Kampionët e Botës të Francës. Të luash kundër një skuadre kaq të fortë do të thotë vihesh në provë dhe të mundohesh të dhurosh një paraqitje të madhe. Një tjetër motivim përfaqësohet nga inaugurimi i stadiumit. Shumë i bukur, modern, sapo është rindërtuar, maksimumi për një futbollist. Kur mendoj se babai im luante në stadiumin e vjetër, do të përjetoj një emocion të veçantë”, tha futbollisti kuqezi.

Këto kujtime janë ato që e bindën Strakoshën të bëhej portier. “Më kujtohet që koha kalon shpejt… Emocione të bukura. Ndeshja e tij e lamtumirës nga Shqipëria, isha në tribunë me familjen. Nëse mendoj se jam bërë profesionist e tani mbroj portën e kombëtares, në të njëjtin stadium të rindërtuar në Tiranë, rrëqethem. Ishte viti 2004. Shqipëria fitoi 2-1 ndaj Greqisë, Kampione e Europës. Isha 10 vjeç. e kisha vendosur që ikur të rritesha do të bëhesha portier. Në fund të ndeshjes nuk hyra në fushë, mamaja u sigurua që babai më parë të festone me skuadrën e pastaj me familjen. Më kujtohet Brigel, trajneri e kishte detyruar të vazhdonte, nuk e linte të tërhiqej. Babai im dëshironte prej shumë kohësh të tërhiqej”, ishin kujtimet e Thomas Strakoshës rreth viteve kur shihte të atin, Foto Strakosha, teksa mbronte portën kuqezi, ashtu siç po bën ai tani.