AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 15:50

"Do të fus plumbin ballit", kush është i riu që kërcënoi me jetë Edi Ramën

Një person i quajtur Andrea Kurti, është arrestuar ditën e sotme nga Forcat e Anti-Terrorit, pasi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama.

Ai i ka dëguar mesazhe telefonike kreut të qeverisë, duke i thënë "do të fus plumbin ballit".

Mësohet se Kurti jeton në Unazën e Re me qira dhe se është me origjinë nga Puka.

/TPZ.al/