AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 15:05

Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ja çfarë u vendos

Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, përfundon mbledhja e

Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas “BalkanWeb”, u vendos hartimi i një projektrezolute, e cila do t’i kalojë nesër Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme. Kjo sancë do të mbahet të enjten në orën 10:00 të paradites.

“U vendos hartimi i një projektrezolute që do t’i kaloje seancës plenare, ku do reflektohet qëndrimi i Kuvendit ne raport me vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta qe dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese”, shkruan BW.