TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje mjaft e pabesueshme ka ndodhur ditën e sotme. Arta Vorpsi është betuar në detyrën si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, tek një notere, duke u munduar të anashkalojë Presidentin e Republikës dhe duke shkelur Kushtetutën. Ky veprim e ka bërë Arta Vorpsin më qesharake se edhe vetë Arta tjetër e prokurorisë, që betohej si kryeprokurore nën tymin e flakadanëve në parlament.
Presidenca reagoi ndaj këtij veprimi skandaloz, nëpërmjet zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi, i cili u shpreh se Presidenti nuk ndalon askënd "të betohet edhe tek parukierja".
Në një vend ku shkelja e ligjit dhe Kushtetutës është kthyer në normë, është e vështirë që qytetarëve t'ju bëjë më pështypje degradimi deri në këtë pikë. Megjithatë, shihini me sytë tuaj dokumentin e betimit të zonjës Arta Vorpsi tek noterja, për të kuptuar se kush do të ulet nesër në karriget e Gjykatës Kushtetuese. /TPZ.al/