AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 17:55

Thirrja e ish-kapitenit për tifozët, Cana: Mbështetje, sot më shumë se kurrë

Thirrja e ish-kapitenit për tifozët, Cana: Mbështetje, sot

Në prag të ndeshjeve të Nations League, Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana u bën thirrje tifozëve të përfaqësueses që të mbështesin maksimalisht skuadrën.

“Është një kompeticion i ri është një moment i vështirë mundësi për të rindërtuar skuadrën dhe sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje.

Sidomos si shqiptarë kemi nevojë të tregojmë dashamirësi për kombëtaren do jem i pari në stadium”.

Shqipëria do të ndeshet me Izraelin më dhe më 7 Shtator dhe më pas do të udhëtojë për në Skoci ku do të përballet me përfaqësuesen vendase në Hampden Park të Glasgou.