AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 17:37

Ligji për Teatrin, Kryemadhi zbulon skenarin e opozitës: Do të rrethojmë Kuvendin

Ligji për Teatrin, Kryemadhi zbulon skenarin e opozitës: Do të

Monika Kryemadhi ka treguar se opozita do të përdor çdo mjet për të mos lejuar votimin në Kuvend ligjin e Teatrit.

Teksa u pyet në rubrikën “Opinion” në News24 për sesionin e ri parlamentar, dhe tha se rifutja e ligjit për Teatrin që është një provë.

"Rifutja e ligjit për teatrin është ni test prove. Është një gjë që skam ë ndalese. Pas kësaj, do fillojnë të grabitet pronat e tjera publike. Ka thënë që do ndërrojë qeverinë, por s’ka për të ndërruar as një qeveri as një gjë dhe ndodh pastaj skandal mbi skandal. Prite të dali në ditë me brekuçka për të treguar që është trendi. Por shqiptarët s’duan një KM që është trendi. shqiptarët duan një KM që tu japin bukë se s’kanë bukë të hanë dhe një që s’ka lidhje me krimin. Kemi 27 vite tranzicion si ky që rri gju më gju me kriminelin s’kemi parë”, u shpreh më tej kryetarja e LSI.

“Zhbllokimi i qeverisë nga krimi. Të largohet Kryeministri. Kemi dy ministra të Brendshëm që janë që janë të ligur me drogën. Ka mundësi të iki vetë? Mendësi se shqiptaret janë lumtur sot? Më mirë se në kohën e Nanos e Berishës nuk janë shqiptarët?

Opozita ka një plan të qartë;

  1. Largimin e Ramës nga pushteti.
  2. Rikthimi i reformës në drejtësi në pikën fillestare më 22 korrik. E kam thënë që reforma ka vdekur.
  3. Ridemensioni i jetës ekonomike, rishikimi i koncesioneve të qeverisë që kanë bllokuar ekonominë.

Më tej ajo tha se aksioni i opozitës do të fillojë që në 3 shtator. “S’do ndalemi gjatë këtij njeriu. Me protesta me të gjitha. Të gjitha do i bëjmë do i mbledhim njerëzit rreth qe qark Kuvendit, që të mos futet. Unë si kryetare partie do dal për të sensibilizuar njerëzit. Ky ka për ti marrë njerëzit shtëpive. Te ish materniteti do shihni si Rama shembi shtëpitë. Përdor taktiken përça e sundo”, tha Kryemadhi.