AKTUALITET, 11 Janar 2019, 11:44

Thirrja e Endri Shabanit: Ku jeni? Policia po rreh studentët në fakulteve

Thirrja e Endri Shabanit: Ku jeni? Policia po rreh studentët në

Endri Shabani ka reaguar pas ngjarjes së paprecendent sot në fakultetet e Ekonomisë dhe Drejtësisë, ku policia ndërhyri me dhunë për të ndërprerë protestën e studentëve. Ai i bën thirrje pedagogëve, dekanëve e rektorëve por mbi të gjitha prindërve tu dalin zot këtyre studentëve që po dhunohen si të ishim në shtet totalitar.

Reagimi i plotë

Realisht si guxon ne mes te Evropes, ne 2019 te fusesh policet te rrahin studentet ne klasat e tyre?!

Ke vite qe i rreh protestuesit, djem, vajza, burra, e gra, ne rajone policie apo sheshe. Por sot guxove t’i rrahesh brenda universitetit, ne klasat e tyre.

A ka mbetur me me nje vend i shenjte ku ti nuk mund te guxosh te futesh me police?

Kjo mund te ndodh Korene e Veriut, ne Bangladeshin e viteve 70, ne regjimin e Gadafit apo te Enver Hoxhes. Por nuk mund te lejojme te ndodhe ne mes te Evropes.

Une refuzoj te pranoj si normale qe policia te rrahe studentet neper klasat e tyre, vetem sepse protestojne kunder ligjit tend, te cilin vete ti po e shkel me te dyja kembet duke futur policine.

Dhe une pyes:

A kane rektore keto universitete?

A kane me dekane keto fakultete?

A kane me pedagoge keto auditore?

A ka me Avokat Populli ne kete vend?

A ka President ky shtet?

A ka me deputete qe perfaqesojne popullin?

Dhe e fundit: A ka me prinder ne kete shoqeri?

Ku jeni?! Cfare po beni nderkohe qe femijet rrihen, fyhen the poshterohen nga police qe paguhen me parate tuaja?!

9