TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti Bujar Nishani, duke e quajtur ndërhyrjen e policisë brenda fakulteteve ku janë ngujuar studentet protestues, dhunim kriminal, u bën thirrje studentëve që të identifikojnë, filmojnë e fotografojnë çdo person që nën uniformën e shtetit shkel hapur ligjin.
“Seicili do të jap hesap përpara drejtësisë. Ora e rivendosjes së ligjit dhe shtetit normal po vjen”-thekson Nishani, ne nje reagim ne faqen e tij ne Facebook.
Postimi i Nishanit:
Dhunim kriminal i grupeve policore ndaj studentëve dhe auditoreve universitare.
Shkelje e rëndë e ligjit nga kamikazë politikë në rradhët e Policisë së Shtetit të keqpërdorur nga qeveria më e korruptuar dhe inkriminuar në Evropë.
Studentët të identifikojnë, fotografojnë dhe filmojnë çdo person që nën uniformën e shtetit dhunon dhe shkel ligjin, të drejtën e tyre, auditoret universitare.
Seicili do të jap hesap përpara drejtësisë.
Ora e rivendosjes së ligjit dhe shtetit normal po vjen.