AKTUALITET, 30 Dhjetor 2017, 10:31

Thikë në gjoks 24 vjeçarit, zbulohet motivi

Thikë në gjoks 24 vjeçarit, zbulohet motivi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Një 24-vjeçar është qëlluar me thikë në gjoks nga 47-vjeçari Adriatik Kokiçi. Ky i fundit është arrestuar menjëherë nga policia e qytetit bregdetar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 14, dje rreth orës 17.00 për motive të dobëta pas një konflikti të çastit.

24-vjeçari aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Durrësit.