TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një operacion të ndërlikuar dhe të rrezikshëm e konsideroi kryeministri Edi Rama atë për riatdhesimin e 14 fëmijëve dhe 5 grave nga kampet e Al-Hawl-it në Siri.
Ndërsa priti të riatdhesuarit në Rinas, Rama u pyet nga gazetarët lidhur me numrin e shqiptarëve të tjerë që mbeten për tu tërhequr nga “kampet e ferrit”.
Kreu i qeverisë tha se mbetet e paqartë sa është numri i tyre, por zbuloi se janë dy raste personash që janë pengje brenda kampit dhe refuzojnë të kthehen.
“Brenda kampit ka dinamika nga më të ndryshmet. Ka njerëz që nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje të të tjerëve aty brenda. Ka pasur rrezik edhe për jetën e personave të përfshirë në operacion. Është e paqartë sa është numri që mbetet për t’u tërhequr. Deri më tani janë shfaqur raste sporadike, dy raste që ne i njohim personash, nuk mund të jap emra apo identitete, që kanë refuzuar të kthehen, por nga informacionet e marra në rrugë inteligjente janë persona që janë pengje brenda kampit. Janë persona që nuk shkëputen dot, që kanë frikë. Kanë frikë se gjatë operacionit të shkëputjes mund t’iu marrin jetën. Në dijeninë tone janë dy persona që kanë refuzuar. Që janë identifikuar dhe nuk kanë marrë hapin për t’u paraqitur”, tha Rama në fjalën e mbajtur.