AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 08:29

Riatdhesohen nga Siria 14 fëmijë dhe 5 gra/ Edi Rama i pret në Rinas: I morëm nga “kampet e ferrit”. Do të ketë edhe operacion tjetër


Kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në vend 14 fëmijë dhe 5 gra nga kampi Al-Hawl. Ata u riatdhesuan nga Siria në Shqipëri duke shpëtuar nga “kampet e ferrit”.

Operacioni u realizua falë ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim. Në pritjen e grave dhe fëmijëve në Aeroportin e Rinasit është i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Kjo është ora që përmbyllëm një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkëatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri, këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm ti shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe”, tha Rama.

Ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht. Llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin”, shtoi kreu i qeverisë.