TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Theo Hernandez ruan pathyeshmërinë e Milanit, që vijon nga muaji mars në Serinë A. Mbrojtësi 23-vjeçar francez realizoi dy gola në pjesën e dytë për kuqezinjtë në sfidën me Parmën, duke shmangur humbjen në kohën shtesë, teksa ndeshja u mbyll 2-2. Deri në minutën e 58-të, në mënyrë befasuese, emilialët kryesonin 0-2 me gola të Hernanit (13’) dhe Kurtic (56’), teksa Calhanglu dhe Brahim Diaz ishin ndalur nga traversa.
Pa Ibrahimovicin në sulm, golat e kuqezinjve i mori përsipër një mbrojtës, si Hernandez, që të parin e realizoi në zhvillimet e këndores në minutën e 58-të, ndërsa finalizimin që shmangu humbjen e “Djallit” francezi e sigloi në kohën shtesë, pasi portieri Sepe sapo kishte ndalur një gol të sigurt.
Një pikë që vlen shumë më tepër se një pikë për Milanin (për mënyrës se si shkoi loja), i cili mbetet në krye të Serisë A me 27 pikë, tri pikë më shumë se Interi, që është ndjekësi më i afërt.