SPORT, 10 Dhjetor 2020, 22:41

Kualifikohen Napoli dhe Real Sociedadi, “ok” Young Boys dhe Molde

Kualifikohen Napoli dhe Real Sociedadi, “ok” Young Boys dhe Molde

Në Europa League, Napoli dhe Real Sociedadi luftuan fort deri në fund dhe barazuan 1-1 në stadiumin “Diego Maradona”, rezultat që pati pak vlerë për faktin që Alkmaari u mposht 2-1 nga Rijeka, çka do të thotë se si napolitanët ashtu edhe baskët u kualifikuan në raundin e 1/16-ave. Për skuadrën e Gattusos shënoi në minutën e 35-të Zielinski, ndërsa në kohën shtesë barazoi Willian Jose.

Rapidi i Vjenës nuk ia doli të mposhtte Molden, për t’i marrë vendin e dytë dhe rrjedhimisht kualifikimin. Ekrem zhbllokoi sfidën në favor të Moldes që në minutën e 12-të, por pa u mbyllur pjesa e parë barazoi Rtizmaier. Ekrem shënoi të dytin përsonal në fillim të pjesës së dytë, ndërsa barazimi i vjenezëve erdhi shumë vonë me Ibrahimoglu (90’). Në Grupin B Arsenali përmbylli ecurinë perfekte me gjashtë fitore radhazi me suksesin 2-4 në fushën e Dundalkut.

Në Grupin A, pas Romës, që ia lejoi vetes humbjen 3-1 në fushën e CSKA-së së Sofjes (shënoi dy gola ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe), kualifikohet skuadra zvicërane Young Boys, që iu imponua 2-1 Clujit, rivalit direkt për vendin e dytë. Në grupet e tjera enigmat ishin zgjidhur në raundin e parafundit. Më poshtë rezultatet e ndeshjeve që nisën në orën 18:55:

Rezultatet:

Bayer Leverkusen – Slavia Prague 4-0

CSKA Sofia – AS Roma 3-1

Dundalk – Arsenal 2-4

Beer Sheva – Nice 1-0

Lech Poznan – Rangers 0-3

Napoli – Real Sociedad 1-1

PAOK – Granada CF 0-0

PSV – Omonia 4-0

Rapid Vienna – Molde 4-0

Rijeka – AZ Alkmaar 2-1

St. Liege – Benfica 2-2

Young Boys – CFR Cluj 2-1