SPORT, 13 Dhjetor 2020, 21:08

Dy penallti nderojnë Juventusin ndaj Genoas, Ronaldo barazon Ibran

Dy penallti nderojnë Juventusin ndaj Genoas, Ronaldo barazon Ibran

Juventusi shmangu blofin në fushën e Genoas ku fitoi me rezultatin 1-3, falë dy penalltive te shndërruara në gola nga Cristiano Ronaldo, i cili barazon Zlatan Ibrahimovicin në listën e golashënuesve më të mirë të Serisë A me 10 finalizime.

Pas një pjesë të parë të dominuar përgjithësisht nga bardhezinjtë, takimi u zhbllokua në minutën e 57-të nga Paulo Dybala, që shfrytëzoi më së miri pasimin e McKennie-t. Vetëm katër minuta më vonë Sturaro barazoi shifrat me kokë, i shërbyer nga Pellegrini.

Gjithsesi, në minutat 78’ dhe 89’ “Zonja e Vjetër” fitoi dy penallti që i mori përsipër Cristiano Ronaldo, duke u treguar i saktë në të dy rastet.

Juventusi me këtë sukses shkon në kuotë ne 23 pikëve, por mbetet në vendin e katërt.