TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Laçi e ka tashmë trajnerin e ri pas largimeve të Armando Cungut dhe Stavri Nicës.
Do të jetë Shpëtim Duro timionieri i ri i skuadrës kurbinase në këtë sezon. Ka qenë vetë klubi i Laçit që ka zyrtarizuar akordin me teknikun kryeqytetas i cili do të provojë tashmë një eksperiencë të re në Kategorinë Superiore.
Pas bisedimeve të shumta me disa trajnerë ku u përfol edhe një afrim i mundshëm i austriakut Peter Pacult, presidenti i Laçit Pashk Laska ka vendosur të zgjedhë Shpëtim Duro, një njohës të mirë të kampionatit shqiptar.
Edhe pse ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 7 ndeshje, Laçi ka objektiva madhorë në këtë sezon dhe do të përpiqet t’i arrijë pasi ka zhvilluar një merkato cilësore ndërkohë që nuk është luajtur ende as një ¼ e kampionatit dhe sezoni është shumë i gjatë.
Duro tashmë 60-vjeçar i cili në karrierën e tij të gjatë si trajner ka drejtuar disa herë Partizanin por edhe Besën, Vllaninë, Skënderbeun e Kukësin do të nisë të dielën në Niko Dovana në ndeshjen ndaj Teutës, aventurën e tij në stolin e Laçit.