SPORT, 13 Dhjetor 2020, 15:44

I dashur avokat Ngjela! Ti ke ikur, po amanet mushkat!

I dashur avokat Ngjela! Ti ke ikur, po amanet mushkat!


Nga Ilir Demalia

Amanet mushkat Avokat!

Avokat Ngjela mbrëmë në News 24 tha:

1. Vrasja është aksident.

2. Protesta ishte një protestë nga 100 halabakë të opozitës

3. I kam kërkuar Washingtonit të veprojë urgjentisht ndaj të tre liderve.

4.Mbas kokës tij, Avokat Ngjela kishte nje pikturë të madhe te narcistit Spartak.

5.Sipas informacioneve nga White House, Avokat Ngjela, para Vitit të Ri do të jetë në Washington për të mbrojtur Presidentin Trump si Avokat i Tij.

6. Pasi ti japë mandatin e vjedhur Presidentit Trump, Avokati tashmë i njohur në rang botëror, do të kthehet me ndihmën e Amerikanëve të marrë drejtimin e shtetit të ri shqiptar si President, kryeministër, ministër i jashtëm, i brëndshëm, i mbrojtjes, i shëndetësisë me specialitet psikiatrinë.