TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situatë kaotike të Napoli në prag të sfidës ndaj Real Sosiedat që do të zhvillohet ditën e sotme në Ligën e Europës.
Futbollistët shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani kanë rezultuar sërish pozitiv me COVID-19.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi napolitan, bën me dije se dy mbrojtësit janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi, në pritje të tamponit të ri.
Kujtojmë që Hysaj u infektua gjatë përiudhës së ndeshjeve të nëntorit, kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren. Teksa kanë kaluar afro një muaj, shkodrani fillimisht rezultoi negative, ndërsa tashmë është sërsih pozitiv. E njëjta situatë edhe për Rrahmanin.
“Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruhet në njoftimin e Napolit.