TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Munich ngeci në transfertën kryeqytetase ndaj Union Berlin duke i dhënë një asist Leipzigut që e barazoi në kuotën e 24 pikëve në krye të Bundesligas pas javës së 11-të por edhe Bayer Leverkusen që nëse fiton të dielën ndaj Hoffenheim do të ngjitet në krye të kampionatit gjerman.
Goli i shpejtë i Promel pas vetëm 4 minutash lojë i dha zemër Union Berlinit për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Bayernit, që golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 67-të me Robert Lewandowskin.
Skuadra e Hansi Flick kishte kohë mjaftueshëm për të shënuar edhe golin e fitores, por Union Berlin u mbrojt mirë dhe nuk ja doli.