TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre finale me Tiranën, të tria të fituara. Teuta ia del sërish dhe këtë herë jo me penallti. Durrsakët i kanë bërë një dhuratë klubit të tyre për 100-vjetor, pasi i kanë mundur kampionët e Egbo me rezultatin e pastër 2-0 dhe në fund kanë ngritur Kupën e Shqipërisë.
Një ndeshje që nisi me gol nga “tuneli”. Qendërmbrojtësi Rustem Hoxha shënoi që në minutën e dytë me një goditje të saktë me kokë, ndërkohë që menjëherë më pas Emiljano Vila mund ta kishte ndëshkuar për së dyti portierin Lika.
Tirana, me shumë ndryshime, nuk tregoi në asnjë moment se ishte skuadra kampione. Teuta e frenoi, por rastet nuk munguan. Torassa dhe Ngoo ishin ata që shpërdoruan dy raste në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që goditjen fatale e dha Lorenco Vila.
Një ndihmë të madhe ia dha edhe Kristi Vangjeli, i cili gaboi në zonë dhe lojtari i Teutës përfitoi dhe shënoi. Vila në ekstazë, ndërkohë që e ndjek i gjithë ekipi, ata në fushë dhe ata të stolit. Kishin arsye, pasi sulmuesi kishte shënuar golin që vulosi fitimin e Kupës së Shqipërisë për të katërtën herë.