AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 19:25

“Rama i ka të gjitha në dorë dhe nesër mund të thotë ‘unë shpallem perandor'”- Genc Burimi dy propozime për Bashën: Duhet diçka radikale…

“Rama i ka të gjitha në dorë dhe nesër mund të


Analisti Genc Burimi thotë se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Rama ka të gjitha pushtetet në dorë.

I ftuar në “RTV Ora”, Genc Burimi ka edhe dy propozime për kreun e PD, Lulzim Basha ndërsa shprehet se ky i fundit duhet të propozojë që kryeministri të mos marrë më shumë se dy mandate.

Ndërsa propozimi i dytë është që kryeministri çdo dy vite të pranojë t’i nënshtrohet një referendumi popullor nëse qytetarët duan ta kenë më në krye apo jo.

Nuk ka rëndësi kush fiton dhe kush nuk fiton. Edhe po mos të vijë PD dhe LSI në pushtet nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe për shqiptarët. Gjendja e tyre sot, PD dhe LSI në asnjë moment kur kanë qenë në pushtet nuk kanë bërë “meakulpa”. Nuk kanë asnjë program alternativ. Pra nuk është fatkeqësi e madhe nëse humbin të dy palët. Nuk mund të preket kushtetuta ashtu siç është prekur sot. Rama i ka të gjitha në dorë dhe nesër mund të thotë unë shpallem perandor. Dhe çfarë e ndalon atë zotërinë që ta bëjë Shqipërinë me një regjim monopartiak? Ai po krijon precedentë që në të ardhmen t’i shfrytëzojnë parti të tjera. Kjo është frika. Po flasim për parime. Nuk mund të preket kështu Kushtetuta.

Sot unë po i propozoj Bashës, se me këto që po njeh sot Shqipëria, kultesh individi. Po krijohet një kult individi në Shqipëri, që nëse duam një program radikal ta bëjmë si në ShBA, që një kryeministër mos të ketë më shumë se dy mandate. Berisha abuzoi, Rama po abuzon. Kjo duhet të vijë nga ana e opozitës. Po të ketë guxim Basha le ta propozojë. Duhet diçka e fortë në Shqipëri, diçka radikale. Basha të shkojë aty dhe të thotë që çdo dy vite kryeministri të pranojë një referendum popullor për të parë nëse populli e do të vazhdojë apo jo. Duhet të nxjerrë mësime nga këto 16 vite. Një kryeministër, më shumë se 1 mandat fillon dhe abuzon. Të bëhen këto pasi në të kundërt asgjë nuk do të ndodhë”, tha Burimi.

Ndërsa për të ardhmen politike të vendit, Burimi thotë se Shqipëria do të ketë një periudhë qetësie.

Por nuk e fsheh faktin se mund të ketë sërish një situatë si në vitin 2017 me vendosjen e çadrave nga ana e opozitës.

Shqipëria do të hyjë në njëfarë qetësie politike deri në dimër. Më pas nga janari dhe shkurti mund të ketë prapë çadra. Në dimrin e ardhshëm do të njohim sërish një situatë si në 2017. E para opozita nuk duhej të kthehej fare në tryezën e Këshillit Politik. Të mos binte në kurthin e Edi Ramës për të biseduar për listat e hapura. Donte Rama lista të hapura, ta bënte me referendum popullor. Mendoj se opozita bëri kalkulime të gabuara dhe ra në kurthin e kryeministrit. Debati nuk ishte duam apo jo lista të hapura, por a mund të ndryshohet kushtetuta kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese”, theksoi ai.