AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 16:44

Rritet numri i të shtuarve me koronavirus në dy spitalet Covid/ Ministria jep detaje. Apel pushuesve: Respektoni distancën me ata që s’janë familjarët tuaj

Rritet numri i të shtuarve me koronavirus në dy spitalet Covid/


Vendi vijon të shënojë një numër të lartë rastesh ditore të personave të infektuar me koronavirus, ndërsa është rritur po ashtu edhe numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ministria u ka bërë apel edhe pushuesve që të respektojnë distancën me personat që nuk janë familjarë të tyre dhe të kujdesen për higjenën personale.

28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid“, thotë Ministria.

Në 24 orët e fundit, pesë persona humbën jetën nga COVID-19 në vend, ndërsa u regjistruan 123 raste të reja.